TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti ka komentuar shkrimin e RAI3, që fliste për prapaskenat e marrëveshjes së Ramës me Melonin, apo dhe për narkotrafikun dhe bandat shqiptare. Në emisionin investigativ mes të tjerash Engjëll Agaçi cilësohej si avokat i trafikantëve të drogës.
Alizoti theksoi se Shqipëria është një vend mafioz dhe i rrezikshëm. Ai shtoi se po drejtohemi nga një hajdut me një grup grabitësish.
"Nuk ka njeri që nuk e kupton që Shqipëria është zhytur në korrupsion të madh. RAI tregoi se Rama është hajdut me grup grabitësish. Është një hajdut, që me paratë e tij paguan mediat, avokatët, që të bëjnë shkrime pozitive për Shqipërinë. Situata në Shqipëri është skandaloze. Medias i është kushtuar shumë vëmendje, sepse media mund të zhvendosë vëmendjen nga një skandal. Kujtojmë se Arben Ahmetaj tha akuza të rënda dhe dolën analistët që deklaruan se akuzat janë të motivuara politikisht, ja efekti që ka media.
Kemi shtet të inkriminuar, që nesër prapë në media zyrtarët e mazhorancës do të thonë se nuk bën opozita, por në botë kudo problem është qeveria e jo opozita. Nëse del në Shqipëri me dosje që nxjerr fakte etj, je i rrezikuar, sepse vendi ynë është mafioz dhe i rrezikshëm. Këtë e thotë RAI. Ne e dimë se ku jetojnë politikanët dhe çfarë jete bëjnë. Njerëzit duhet të protestojnë, sepse po vidhen haptazi dhe në mënyrë kriminale." tha ai.