TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha, duke folur për arrestimin e drejtorëve të bashkisë së Tiranës për korrupsion, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se kjo është një goditje për Veliaj. Hoxha u shpreh se kjo është goditje që patjetër dëmton edhe Ramën.
“Si drejtues i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, e humbi në zgjedhjet e lokale sepse humbi Kavajën dhe e iu përsëritën zgjedhjet në Rrogozhinë dhe sot kryetari i Rogozhinës që mbështeti Veliaj është në SPAK.
Kjo është goditja politike dhe kjo patjetër që dëmton në tërësi të tërën, dëmton Ramën. Edhe pse kur e shikon te ajo lufta e brendshme që kanë duket se e avantazhin liderin sepse duket sikur lideri po mban balancat e atyre që janë poshtë tij.
Në rastin konkret, në të tërën, goditja është shumë të madhe si morale dhe politike. Problemi është se sesi do të shfrytëzohet kjo nga kundërshtari, nga opozita, si do të kthehet kjo në votë.
Ky është një rast simbolik se çfarë përfaqëson ajo struktura e madhe. Ajo batuta që tha që “i ikën dritat”, ai tha “i ulën automatin” dhe ne e pamë.
Ti do të shikosh se çfarë do të ndodhë. Po ndodhi këto ditë ndonjë gjë tjetër që kjo të harrohet, të gjitha ata, përfshirë edhe ne që janë marrë me këtë histori, do t’i bëjnë copa-copa, do ta vënë të gjithë strukturën në veprim, do të merren personalisht një nga një.
Po të marr vetëm një fakt. U arrestua drejtori i ARRSH-së në Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës dhe media jepte lajmin “U arrestua krahu i djathtë i Belinda Ballukut”. U arrestuan 3 drejtorë të bashkisë dhe thuhej se u arrestuan ca ish-zyrtarë. Këta nuk janë një strukturë e pashkatërrueshme. Por ata e kanë ulur kundërshtarin në gjunjë, prandaj ndjehen të sigurtë”-tha Hoxha.