AKTUALITET, 27 Nëntor 2024, 18:33

Arrestohet për shpejtësi shqiptari në Itali, por… “surpriza” ishte brenda mjetit

Arrestohet për shpejtësi shqiptari në Itali, por…

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 17 kilogramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinën e tij.

Mediat në Itali bëjnë me dije se shqiptari u arrestua mbrëmë në afërsi të zonës Lecce.

Efektivët e policisë ranë në gjurmët e shqiptarit, pasi ai po lëvizte me shpejtësi të madhe me makinën e tij.

Kur e ndaluan, ata kryen kontrolle në mjetin e tij ku gjetën edhe lëndën narkotike. Policia i gjeti 17 kilogramë kokainë, e ndarë në 15 pako.