TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 35-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi A.C. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Atij gjithashtu iu sekuestruan 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.
Njoftimi
Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aldo Collari, 35 vjeç, banues në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.