AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 19:40

Arrestimi i Veliajt, Rama: Kemi për detyrë për të garantuar drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe për të ngritur zërin kur vërejmë abuzime

Arrestimi i Veliajt, Rama: Kemi për detyrë për të garantuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave nga BE, KLP dhe KLGJ, lidhur me komentet e tij mbi SPAK dhe GJKKO, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Rama shprehet se nesër, më 13 shkurt, në rubrikën “Sy m’sy”, do të vazhdojë diskutimin “për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike”.

Rama thotë se “Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur”.

Reagimi i plotë:

Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.