AKTUALITET, 10 Shkurt 2025, 17:08

Arrestimi i Veliajt, në pranga edhe biznesmeni Elman Abule

Arrestimi i Veliajt, në pranga edhe biznesmeni Elman Abule

Pas arrestimit të kryebashiakut Erion Veliaj në pranga është vënë edhe biznesmeni i njohur Elman Abule. Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se Abule është vënë në pranga për akuzat e pastrimit të produkteve kriminale të kryer në bashkëpunim.  

Njoftimi i SPAK:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;

Ajo që lidh fijet, e shtetasit Elman Abule, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është kompania Fidalba, e themeluar që në vitin 2011 por për katër vite rresht nuk ka patur asnjë aktivitet në shitje të materialeve dhe rezulton që në 10 janar 2024, kjo kompani, në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues për një pallat 7 katësh në zonën e Kombinatit, ku ka patur edhe një protestë, lidhur me këtë pallat, nga banorët e Kombinatit dhe Lëvizja Bashkë, duke qenë se ishte lulishte.