TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anuela Ristani do të drejtojë Bashkinë e Tiranës.
Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares Ristani pasditen e sotme.
Pak momente më parë kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në bashkinë e Tiranës për të diskutuar caktimin e drejtuesit të përkohshëm të bashkisë. Vizita e Ramës në Bashkinë e Tiranës është e dyta pas arrestimit të Veliajt, teksa edhe paraditen e sotme pati një takim në këtë institucion.