AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 19:54

Arrestimi i Veliajt, Lëvizja Bashkë protestë para kryeministrisë: Edi Rama dorëhiqu

Arrestimi i Veliajt, Lëvizja Bashkë protestë para

Edhe sot Lëvizja Bashkë ka mbajtur një protestë para kryeministrisë pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas protestuesve korrupsioni nuk mbaron me arrestimin e Veliajt por shkon më lart, pra te kryeministri Rama, duke kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit.



Lëvizja Bashkë ngre akuza se kryeministri Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn sipas tyre për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta.