AKTUALITET, 17 Shkurt 2025, 22:49

Arrestimi i Veliajt, Abilekaj: Shumica në PS u gëzuan! Ka armiqësi të forta në parti...

Arrestimi i Veliajt, Abilekaj: Shumica në PS u gëzuan! Ka

Analisti Enton Abilekaj, në studion e emisionit “Të Paekspozurit” në MCN TV, deklaroi se shumica e PS-së është gëzuar për arrestimin e Veliajt, edhe pse jopublikisht. 

“Për ta mbështetur nuk e ka mbështetur asnjëri, urdhri u dha për t’u mbështetur. Shumica jo publikisht është gëzuar, dihen konfliktet në PS. Në pallatin e pushtetit më shumë ka konflikte se dashuri. Në Tiranë ka tre drejtues politikë, që zihen me njëri-tjetrin dhe i ndan Rama zonat, se të jetë për ata do të vazhdonin të ziheshin. E njëjta gjë në pushtet dhe qeveri për emërimet, secili do emërimet e veta për fushatë. Pra këto ndodhin në një pushtet të degraduar siç është ky. Këto të japin të kuptosh se armiqësitë janë shumë të forta. Asnjëri nuk është hidhëruar, por i bashkon vetëm frika se SPAK-u do të vijë te këta dhe do të jenë të pambrojtur, prandaj mund të përdoren si mburojë për Veliajn”- tha Abilekaj.