TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia italiane ka publikuar videon e momentit të arrestimit të të shumëkërkuarit nga autoritetet shqiptare Gjovalin Lesi, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij dhe kunatit në Rubik, në 1997. Ai kishte arritur që përgjatë këtyre viteve të fshihej në Itali, duke përdorur identitetin e vëllait të tij.
Referuar mediave italiane, në vitin 2003 ai kishte falsifikuar identitetin e vëllait, i cili vuan nga aftësia e kufizuar, dhe kishte mundur që të jetonte “qetësisht” në Itali.
Autoritetet italiane dhe pala shqiptare kanë shkëmbyer informacione dhe kanë kryer aktivitete intensive vëzhgimi me qëllim gjetjen e të arratisurit të rrezikshëm shqiptar, i dënuar me burg përjetë.