AKTUALITET, 17 Shkurt 2025, 13:46

Rama: Reformën në Drejtësi e bëmë ne, i hapa rrugën goditjes në nivele të larta!

Rama: Reformën në Drejtësi e bëmë ne, i hapa

Kryeministri Edi Rama është i bindur se Partia Socialiste do të mandatohet me një mandat të katërt radhazi në zgjedhjet e 11 majit dhe se SPAK nuk do të shkrihet.

"Ata që  duan të kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh dhe përballë nesh me përbetimin publik se në 11 maj nëse marrin  votën do ta shkrijnë fare SPAK, natyrisht SPAK-ut nuk kanë çfarë t’i bëjnë fare. E kam këtë bindje sepse ky popull nuk mendon që unë duhet të jap dorëheqjen sepse udhëhoqa reformën e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjeve më të larta, ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më të dobëtit", tha Rama.