AKTUALITET, 16 Janar 2026, 15:28

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet Indrit Cërloj, një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet Indrit Cërloj, një ditë pasi

Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, arrestohet Indrit Cërloj.

Arrestimi vjen pas arratisjes spektakolare të e Altin Ndocit. Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Po ashtu është arrestuar edhe mjekja Ylvete Sema, por ndaj saj Gjykata ka vendosur 'arrest shtëpie'.

Ndërkohë në pranga më herët u vunë 8 persona:

• Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.