TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armand Shkullaku thotë se Erion Veliaj duhet të ishte thirrur nga SPAK, pas shpalljes si armiq të gazetarëve, pasi ky është shantazh dhe i bën gazetarët target të militantëve.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,
"Të analizosh pse ndryshon qëndrim Veliaj, është të humbasësh kohën kot. Është ajo që kemi thënë vazhdimisht, është nga ato personazhe, që për shkak se është rritur në hijen e dikujt tjetër, nuk ka kryer procesin e fotosintezës, pa qëndrim dhe parime. Është si ta sjellë situatë dhe rrethana. Nga absurdi qesharak që po shkoj të bashkëpunoj me kolegët e SPAK, del se paska marrë disa fletëthirrje që është thirrur në SPAK.
E kemi parë Veliajn edhe agresiv, edhe puthador. Ngre dyshimin, a ka personalitet si individ? Shikoni si sillet me Ramën dhe me ata që ka poshtë vetes. Zgërdhihet nga sikleti kur Rama i bën ato cirqet. Është kapur disa herë në gënjeshtër, nuk ja vlen ta diskutosh ndryshimin e tij. Ai ditën që bën ndërhyrje në spital, shfaqet duke mbjellë pemë në emision. Pra, falsitetin dhe të pavërtetën e shfaq hapur dhe nuk e ka problem. Pata bërë një kronikë, kur u martua në Gjirokastër dhe të nesërmen ai doli për të inspektuar një shkollë...
Elementë të tillë ti diskutosh, është të marrësh veten jo seriozisht. Tentoi të sulmojë gazetarët, e kam quajtur tentativë që Veliaj të bëhej ai burri me tope çeliku, në mbledhjen e Federatës. Ai dontë të tregonte forcë kur dol inga SPAK. Erion Veliaj mendoj se duke krijuar front të ri të armiqëve, ti nxjerrësh edhe me foto, mendoj se SPAK duhet të hapte urgjentisht një hetim për këtë punë, sepse është shantazh i hapur dhe ne bëhemi target i militantëve.
Ai duhet të thirrej për këtë çështje në SPAK, shantazh dhe kërcënim ndaj personave me emër dhe figurë. Mendoi se do të krijonte një front. Ideja, midis së mirës dhe së keqes. Kur ne i thoshim Saimir Tahirit për kanabisin, ai na thoshte jeni fronti i së keqes.
SPAK të shpëton siç e ka shpëtuar, por njolla i ka mbetur", tha Shkullaku.