TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adriatik Lapaj, përfaqësues i lëvizjes “Shqipëria bëhet” dhe Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë” debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për partitë e reja dhe fokusin e tyre ndaj problemeve të vendit. Qori tha se të merresh me listat e hapura të votuesve para oligarkisë ekonomike është tallje me popullin, ndërsa Lapaj e konsideroi këtë si praktikë gjobash.
Pjesë nga debati
Adriatik Lapaj: Unë me Arlindin nëse rrimë të gjithë jetën në politikë, 10-15 vjet, do të luftojmë përballë njëri-tjetrit për sa u përket ideve.
Arlind Qori: Elefanti në dhomë. Elefanti në dhomë është oligarkia ekonomike. Të thuash listat e hapura para oligarkisë ekonomike, është tallje me popullin. Oligarkia ekonomike është elefanti në dhomë. Duhet të kemi guximin ta themi të vërtetën dhe ta nxjerrim jashtë dhomës. Të bësh trimin me Edi Ramën dhe Sali Berishën është e lehtë. Të bësh trimin me Samir Manen dhe Shefqet Kastratin është më e vështirë se të nxjerrin jashtë nga të gjitha televizioneve. Është shumë e vështirë, por ne kemi për detyrë që të themi të vërtetëm, se këta janë elefanti në dhomë, që po pengojnë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Adriatik Lapaj: Unë pardje denoncova në televizion me shifra sa milionë tonë krom e bakër, naftë e hekur-nikel...
Arlind Qori: Kush i vjedh?
Adriatik Lapaj: Epo gjobaxhi nuk bëhem unë.
Arlind Qori: Të thuash të vërtetën kush po i vjedh shqiptarët që shqiptarët nuk po i vjedh vetëm Edi Rama, por edhe oligarkia ekonomike.
Adriatik Lapaj: Jam dakord me Arlindin.
Arlind Qori: Ishim në protestën kundër rritjes së çmimeve dhe "Lëvizja Bashkë” ishte e vetmja që bërtiste Shefqet Kastrati, ky është monopolisti i naftës dhe nuk mund të kritikojmë vetëm Edi Ramën e të mbyllim sytë e gojën përballë atyre që kanë pushtetin e vërtetë ekonomik dhe politik në Shqipëri.