TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Argita Malltezi dhe avokatët e liderit të opozitës, Sali Berisha, dolën në një konferencë për shtyp për të argumentuar se zgjatja e hetimeve të SPAK për Berishën dhe Jamarbër Malltezin është marrë pa asnjë provë të re.
Malltezi tha se qëllimi është që të digjet mandati i Sali Berishës dhe të goditet opozita në një vit elektoral.
“Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit.
Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë.
Duke qenë në fazë hetimi, lieri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu ehe Jamabër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të Spak-ut.
Ky është de facto zgjatje e masës së arrestit shtëpiak sepse i tillë është urdhri i Edi Ramës.
Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe kriminale e SPAK që synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral,” tha Malltezi.
Pjesë nga konferenca
Që prej datës 20 Tetor 2023, kur u caktuan për herë të parë masat ndaj z. Berisha dhe deri më sot, nuk kemi asnjë të dhënë të re nga hetimet, përkundrazi organi i akuzës qëllimisht po zvarrit hetimet me synimin e realizimit të qëllimeve të tjera, tej ushtrimit të ndjekjes penale
me diligjencën e duhur.
Që prej datè 30 Dhjetor 2023, kur u zevendësuan masat me masën me estreme atë të arrestit në shtëpi e deri më sot, ne si mbrojtje e z.Berisha kemi bërë nje sërë kërkesash, për mbrojtjen dhe njohjen e të drejtave themelore kushtetuese dhe të garantuara nga KEDNJ.
(Kërkese për lejimin e z. Berisha që të marre pjesë në seancat plenare; kërkesë për revokimin
e masës se sigurimit; kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit)
Ajo ç’ka është konstatuar, është fakti se këto kërkesa përpos faktit që janë rrëzuar, megjithëse kanë patur në thelb të drejta themelore, janë gjykuar në një mënyrë ekstremisht zvarritëse, duke nisur që nga moslegjitimimi jonë si mbrojtje, theksojmë që është bërë një
pengesë shpeshherë gjykata për të konstatuar mungesën e z. Berisha, megjithëse njoftimet janë realizuar sipas dispozitave ligjore dhe ne si mbrojtje kemi qënë të pajisur me prokura të posaçme, që nga kërkesat abuzive të organit të akuzës për shtyrje të seancave giyqêsore, duke mos dhënë asnjë lloj argumentimi, por vetëm pamundësi objektive ose arsye
profesionale e të tilla të ngjashme.
Zvarritja është konstatuar në faktin e gjykimit tej afatit strikt 5 ditor për gjykimin e kërkesave të ketyre natyrave, që kanë të bëjnë me masat e sigurimit, vendimet janë zbardhur tej afateve ligjore, qoftë nga gjykata e Shkallës së Parë, qoftë nga Gjykata e Apelit dhe të gjithë indiciet tregojnë qartazi dhe hapur që procesi ndaj z. Berisha nuk është ligjor.
Ndjekja penale dhe i githë procesi penal në teresi, ka një mison, për të garantuar shoqërinë nga veprime të rrezikshme shoqërore, por historia ka treguar që ky mekanizëm i fuqishëm, shpeshherë përdoret edhe për të eleminuar kundërshtarë politikë dhe ky është një rast tipik i përndjekjes politike përmes ndjekjes penale.