AKTUALITET, 23 Mars 2026, 13:14

Apeli/ Shkoi për vizitë te krushqit, ditën e Bajramit, 81-vjeçari humbet gjurmët, familjarët: Na ndihmoni ta gjejmë, babai vuan nga skleroza

Apeli/ Shkoi për vizitë te krushqit, ditën e Bajramit,

I moshuari Esat Memi ka humbur gjurmët prej dy ditësh ndërsa familjarët kanë bërë apel për ndihmë që të gjejnë babain e tyre.

81-vjeçari Esat Memi rezulton i zhdukur që prej Festës së Fitër Bajramit. Nusja e djalit të moshuar në një prononcim për mediat është shprehur se ditën e Bajramit ata kishin shkuar për vizitë në Bërsh te familja e saj, kur papritmas i moshuari ka humbur gjurmë pa vënë në dijeni njeri.

Familjarët e Esatit kërkojnë ndihmë që kushdo që mund ta ketë para t’i kontaktojë ata në numrin: 069 534 8110

Deklarata e të afërmes: Ai është larguar nga banesa rreth orës 1 në mesnatë, duke u gdhirë e diela. Kemi bërë denoncim në policinë e Klosit dhe të Burrelit por deri më tani kemi qenë pa rezultat. Nuk kemi asnjë lloj informacioni për të. Ne po e kërkojmë me njerëzit tanë rreth e qark. Kemi kërkuar në zonën e pyllit sepse babai ka humbur në fshatin Bërshi te familjarët e mi. Kemi qenë vizitë te babi me rastin e Festës së Fitër Bajramit dhe i është larguar pa vënë në dijeni njeri.