TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltar ligjor i PD Marash Logu ka komentuar vendimin e marrë dhe nga Apeli i Posaçëm në lidhje me masën e sigurisë së kreut të demokratëve Sali Berisha.
Ai u shpreh se gjykata doli përtej kërkesës së palëve, si atë të bërë nga ana e prokurorëve që kërkuan kthimin e Berishës në “Arrest shtëpie”, si kërkesën e palës mbrojtëse.
Masa “Detyrim paraqitje” sipas tij nuk justifikohet, pasi qëllimi i masës është vërtetimi se ish-kryeministri ndodhet brenda territorit shqiptar, gjë e cila sipas tij është lehtësisht e vërtetueshme nga aktiviteti publik i Berishës dhe daljet e tij të shpeshta televizive.
“Gjykata doli përtej kërkesave të palëve dhe vendosi masë të ndryshme të kërkuar nga prokurorët e posaçëm apo avokatët e zotit Berisha. Masa e vendosur dje ka për qëllim garantimin se subjekti ndodhet në Shqipëri. Hetimet kanë përfunduar dhe çështja është dërguar për gjykim. Masat i shërbejnë prokurorit gjatë fazës së hetimit. Kur vijon masa është në lidhje me rastet kur ka dyshime se mund të largohet nga vendi, kur në rastin e zotit Berisha, as prokurorët as gjykata nuk kanë pretenduar se ky është një rrezik real. Konfirmimi se ai ndodhet brenda territorit të vendit, mjafton të ndezësh televizorin dhe e vërteton disa herë në ditë që është këtu, për shkak të aktivitetit publik”, tha ai.