TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas vendimit të Apelit të GJKKO, duke vendosur masën e detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj.
“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha.
Ai shtoi më tej se ky vendim është dëshmi e re e kontrollit të plotë të “SPAK” nga Edi Rama. I pyetur nëse do ta respektojë këtë vendim, Berisha tha: do ta respektoj sepse çështja është në Strasburg dhe kjo do i shtohet dosjes.