TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-prokurori dhe avokati Eugen Beçi komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se çfarë do të thotë nga ana juridike rëndimi i akuzave nga GJKKO për ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Kreshnik Qato, duke i akuzuar ata për grup të strukturuar kriminal.
Beçi u shpreh se drejtorët e 5D i plotësojnë kushtet për grup të strukturuar kriminal, sepse kanë bërë marrëveshje për përfitim material dhe kanë kryer disa vepra penale. Nëse ata do të klasifikohen si grup i strukturuar kriminal, kjo e shton dënimin me pesë vite burg.
Pjesë nga biseda
Eugen Beçi: Në rast se dënohesh për bashkëpunim në organizatë kriminale ose grup të strukturuar kriminal, dënimit i shtohet plus pesë vite burg.
Siç ka konstatuar Gjykata e Apelit, ka bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ka disa elementë, që gjykata ia ka bërë të ditur SPAK.
Bashkëpunimi duhet të ketë më shumë se 3 persona, nuk duhet të jetë në mënyrë rastësore, por të ketë marrëveshje për fitim material dhe jo material dhe për të kryer disa vepra penale. Për grupin 5D këto elemente plotësohen.
Procedurialisht nuk është anomali. Drejtësinë e vendos gjykata dhe jo SPAK. Gjykata po tejkalon dhe po bëhet më aktive se SPAK. Gjykata e hetimeve paraprake nuk mund të ndërhyjë te prokurori për kualifikimet e veprës. Gjykata po sheh shumë anomali te SPAK.
Ylli Rakipi: SPAK nuk e kupton që ky është grup i strukturuar kriminal?
Eugen Beçi: Do ta kuptojë ndoshta deri në fund. SPAK edhe po matet pak. Nëse ecim me këtë standard të gjykatës, mund të na shpallet edhe qeveria grup i strukturuar kriminal.