TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Shkodër nuk u kremtua mesha e festës së Pashkëve në Kishën Ortodokse të qytetit.
Shkak u be muzika e lartë e klubeve pranë objektit te kultit.
Famullitari At Nikolla Petani tha se në këto kushte nuk mund të ketë ceremoni fetare por besimtarët do bejnë lutjet e tyre dhe largohen drejt shtëpive.
“Ne do të vazhdojmë të lutemi edhe Zoti i udhëzoftë njerëzit më mirë në jetën e përditshme. Sot është dita e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit dhe jemi të gjithë së bahsku. Ne do të vazhdojmë të lutemi, nëse këmbanat tona nuk do të dëgjohen siç është e drejta të dëgjohen, besoj që nuk ka vlerë që të vazhdojmë më tepër.
Ringjalljen e Zotit ne edhe me muzikë edhe pa muzikë do ta bëjmë të gjithë së bashku”, tha At Nikolla.