AKTUALITET, 29 Mars 2024, 12:37

Anulohen votimet e parlamentit në seancën e 7 marsit, i pavlefshëm zgjatja e afatit të ligjit për investimet strategjike

Anulohen votimet e parlamentit në seancën e 7 marsit, i

Sekretariati i Etikës ka shpallur pavlefshëm votimin e seancës plenare të 7 marsit, pasi ligjet u kaluan pa kuorum.

Në seancën e 7 marsit u votua për zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike.

Projektligjet e tjera që u votuan në seancën e 7 marsit janë projektligji “Për burimet ujore”, ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”.

'Me konsensus të 4 anëtarëve, të 4 kanë votuar pro anulimit të votimit të 5 pr.ligjeve të datës 7 mars. Pretendimi ynë gjeti mbështetje. Sot është nj fitore e vogël në dukje, por arroganca se si janë bërë këto votime gjatë gjithë kohës do verifikojmë gjithë votimet e tjera gjatë kohës që kemi qenë në aksionin opozitar. Besoj se do jenë në seancën e radhës, kalojnë për votim në seancën e radhës sipas rregullores. I mbetet kuvendit ta caktojë. Nuk mund të ketë në kuvend egoizëm të tillë nga drejtuesit e seancës të bëjnë atë lloj votimi pa kuorum në sallë.'- tha Korreshi.

Seanca në Kuvend u zhvillua mes kaosit, ndërsa Gazment Bardhi akuzoi nënkryetaren Ermonela Felaj se po kalonte ligjet në shkelje të rregullores, pasi në parlament mungonte kuorumi.

Në nisje të punimeve, prezencën në sallë e konfirmuan vetëm 68 deputetë socialistë, ndërsa kuorumi i nevojshëm për miratimin e ligjeve, sipas rregullores do të duhet të ishte 71, pra më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.