AKTUALITET, 18 Dhjetor 2025, 14:56

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.

Arma e tipit pistoletë “TT” është gjetur nga tre fëmijë të mitur, teksa luanin në vendin e quajtur “15-katëshi”, në rrugën “Onhezmi”.

Policia ka identifikuar poseduesin e armës së zjarrit, ndërsa bëhet fjalë për 42-vjeçarin Rudin Haxhia. Arma e zjarrit ishte e futur në një çantë dore, ndërkohë më pas u bllokua nga policia, e cila zbuloi dhe poseduesin e saj.