TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE gjatë darkës tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria nuk ka një plan B ppër anëtarësimin në Bashkimin Europian por vetëm një rrugë të padevijueshme drejt qëllimit final.
Ndërkohë me humor dhe satirë, Rama preku dhe temën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare teksa tha se në njëfarë mënyre dihet se kush do të dalë fitues. Ndër të tjera ai shtoi se shqiptarët do të votojnë për vlerat dhe parimet, të cilat nxisin arritjen e objektivave për tu bërë anëtare e familjes së madhe euroatlantike.
“Ndërsa i qasemi një viti të ri zgjedhor jam i sigurt që pyetjet për zgjedhjet e përgjithshme që po vijnë do të zënë shpesh vend në shkresat e raportet tuaja.
Unë besoj se kam një ide mjaft të mirë se kush do dalë fitues, por përtej shakave mendoj t’ju siguroj se pavarësisht për kë palë politike do të votojnë shqiptarët, ata që të gjithë do vendosin tu qëndrojnë vlerave dhe parimeve të komunitetit euroatlantik, të nxisin arritjen e objektivit historik për t’u bërë anëtarë të mirë e krenarë të familjes së bashkuar evropiane të mbështin liritë individuale, shtetin e së drejtës dhe demokracinë.
Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan të padevijueshëm dhe të padiskutueshëm, atë për tu anëtarësia në Bashkimin Evropian”, tha Edi Rama.