TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Transmetuesi shtetëror televiziv italian, RAI 3, transmetoi një ditë më parë një dokumentar për Shqipërinë, duke trajtuar tema nga krimi i organizuar, reforma në drejtësi dhe marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e kampeve për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër. Kjo e fundit, sipas gazetarit Andi Tela, ishte tema kryesore e dokumentuarit prej gati 60 minutash. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se gazetari italian më pas u mor me qeverinë e Shqipërisë dhe lidhjet e saj me krimin.
“Po flasim për një dokumentar, të cilin pjesa më e madhe e publikut nuk e ka parë. Është një dokumentar një orë që temë kryesore ka marrëveshjen e emigrantëve. Është nisur për t’i shpjeguar publikut kostot e kësaj marrëveshje. Shifrat tregojnë që marrëveshja mund të kushtojë deri 1 miliard euro për 5 vjet.
Shteti shqiptar përfiton 100 milionë euro, Bechetti hyn këtu me idenë që mund të marrë këto para.
Në marrëveshje parashikohet kjo e Bechettit dhe ka një pikë të vecantë.
Jepeshin raste se si mund të ndërtoheshin kampet në vendet e tjera.
Thuhej se në shifrat e një viti më parë që kishin mbërritur 150 mijë emigrantë, praktikisht kampi po ndërtohet për 1800 vetë.
Edhe nga pikëpamja logjistike nuk ja vlen që të vijnë në Shqipëri. Linja e dytë, pas kostove, me kë po e bën marrëveshjen qeveria italiane? Këtu kalonte nga marrëveshja, te qeveria. Fuste pak në mes Bechettin dhe pastaj me përbërjen e qeverisë. Thoshte se në qeveri është kryeministër Rama, merrte rastin e të vëllait që e akuzon opozita. Merrte Saimir Tahirin, pastaj Xhafën me të vëllanë dhe Ëngjëll Agacin. Fuste edhe Arben Ahmetaj”-tha Tela.