AKTUALITET, 23 Mars 2026, 21:44

"Amerika po bën hapa pas për demokracinë"/ Nano: Rama e përshkroi saktë Trump-in, por pastaj u tërhoq...

"Amerika po bën hapa pas për demokracinë"/ Nano: Rama e

Mustafa Nano, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar edhe zhvillimet në botë dhe tendencën e vendeve për të shkuar drejt autokracisë. 

Nano tha se SHBA-të me Trump në krye po bëjnë hapa pas për demokracinë, ndërkohë që tha se kryeministri Rama e ka përshkruar saktë në fillim, edhe pse më pas u tërhoq. 

Kujtojmë se Rama e ka quajtur Trump "trup i njerëzimit". 

"Ky është personazh i çuditshëm. Rama në të vetmin moment që e përshkroi në mënyrë të saktë, u tërhoq. Ky do të regjistrohet në histori. Kam përshtypje do të kërkoj mandat të tretë. Amerikën për demokracinë po e kthen në hapa mbrapa. 

Unë merrem në emision me këto tema ndërkombëtare. Mendimi im është që demokracia është në tërheqje. Sundimet despotike kanë vjedhur kapitalizmin, por jo demokracinë. Amerika duket se po bëhet xheloze për Kinën, me idenë që nëse marton despotizmin me kapitalizim, ka sukses.

Është problem për botën, jo vetëm legjitimon këta tanët, për të ndejtur pafund, por e shoh si të rrezikshme. Është i paparashikueshëm, çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Njeri që do të sundojë botën duke postuar mesazhe të shkurtra në rrjetin social.

Pardje tha për Mueller, që hetojë ndërhyrjen ruse, tha vdiq ai dhe jam i gëzuar, pasi ai tani nuk bën më dëm. Nuk është hera e parë që gëzohet publikisht kur vdesin kundërshtarët.

Ndërkohë për kundërshtarët mobilizon departamentin e drejtësisë për t'ju hapur çështjen.

Nuk mendoja se amerikanët do tja bënin kabull vetes një njeri të tillë", tha Nano.