TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studiuesi Agron Alibali, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, folir për rikthimin e Donald Trump në Presidencë dhe çfarë e pret botën, në veçanti Evropën pas kësaj ngjarje.
Alibali tha se Trump do të përfaqësojë idenë "Amerika e para" në të gjithë politikat e tij dhe SHBA mund të përfshihet në një luftë tarifash me Bashkimin Europian.
"Sikurse e parashtruat ka një optimizëm, energji të re, program të ri, është një faqe e re.
Një nga gjërat që më bëri përshtypje është që me udhëzimin e Presidentit, Derptamenti i Shtetit do të ketë politikë ku të jetë Amerika e para. Nuk ka më internacionalizëm në politikën e jashtme. Nuk ka më që marrëdhëniet ndërkombëtare prevalojnë ndaj interesit amerikan. Në fjalimin e tij nuk përmendi Ukrainën.
Shpalli emergjencë kombëtare ruajtjen e kufirit në jug të Amerikës, tha si të mbrojmë kufijtë e botës dhe nuk mbrojmë dot kufirin tonë. Do të jetë një Amerikë që do të shohë më shumë nga brenda, do të ruajë rolin ndërkombëtar duke udhëhequr me shembull, me forcën e ekonomisë amerikane. Vura re edhe personazhet që ishin ftuar, ishte e Presidenti i Kinës dhe u përfaqësua me numrin dy.
Nuk foli për Bashkimin Europian gjatë fushatës, ka qenë shumë kritik ndaj BE, e ka kritikuar rreptë, se po shfrytëzojnë SHBA. Në 2019, në takimin e G7 në Kanada, ish Presidenti i Këshillit Europian publikoi fotografi në Twitter, mbrapa Trump dhe i drejtohej Presidentit me shenjën e gishtit në pistoletë. Ideja që Evropa e bashkuar parashtron idealet e familjes evropiane, me vlerat më të qenësishme të civilizimit botëror, administrata e re amerikane do t’i kundërshtojë. Nuk e përmendi Evropën e bashkuar, ka qenë kritik në fushatë dhe nuk e ftoi Von der Leyen në inaugurim, por vetëm zonjën Meloni.
Ishte fjalim kryesisht për të qëndruar në axhendën e brendshme, emergjenca kombëtare, invazioni, emergjenca lidhur me inflacionin, diçka tjetër kjo kundërshtimi ndaj çështjes së identiteteve që ka qenë në këto katër vite, lufta ndaj burokracisë në administratën federale, tërheqje nga marrëveshja e Parisit.
Do të ngrejë External Revenue Service, kjo është shumë e rëndësishme. Këtu ku jetoj unë në Massachusetts, ka një park kombëtar ku sot që flasim ka një tabelë dhe thotë deri në 1908 ky Port, mbahej me tarifat doganore dhe me këto hyrjet, taksat dhe tarifat e mallrave të importuara. Trump do të bëjë një politikë në fushën tregtare që do të jetë “America First”, ku interesi amerikan të jetë i pari. Mund të ketë luftë tregtare me BE", tha ndër të tjera Alibali.