AKTUALITET, 24 Prill 2026, 15:47

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri,

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorint e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, në një vizitë zyrtare ku u vu në pah bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve.

Përmes një njoftimi, Ambasada bëri të ditur se gjatë vizitës, Whitaker u njoh nga afër me marinsat amerikanë si dhe me punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.

“Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me marinsat tona dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që shërbyen në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak”, thuhet në deklaratë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se partneriteti mes dy vendeve mbetet i fortë, veçanërisht në mbrojtje të vlerave të përbashkëta.

“Ne e vlerësojmë partneritetin midis vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, thuhet në postim.

Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me marinsat tona dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që shërbyen në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin midis vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta.