TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në darkën që kryeministri Edi Rama shtroi për fund vit me trupin diplomatik, nuk mori pjesë ambasadori i Rusisë në vendin tonë. Kreu i qeverisë u shpreh se do të donte që karrigia e tij të mos ishte bosh, por kjo ishte zgjedhje e rëndë e vendit të tij.
Kreu i qeverisë u shpreh se ambasadori i Rusisë doli nga radhët e paqedashësve, ndërsa uroi për paqe të drejtë për Ukrainën dhe popullin e saj.
“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj”, tha kryeministri.
Po ashtu, Edi Rama u ndal edhe tek konflikti në Lindjen e Mesme, duke shpresuar për një paqe mes Izraelit dhe Palestinës për ti dhënë fund luftës.
“Shpresoj po ashtu me shpirt që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës, që do t’i japë fund vuajtjes se pambarimte të popullit në Gaza e po ashtu kalvarit tronditës të pengjeve që ende mbahen të burgosur në errësirën e bodrumeve mesjetare të Hamasit. Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen me dy shtete, por më lejoni të jem i qartë, asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë. Të presësh paqe nën influencën e tyre do të ishte po aq naive sa të përpiqeshe të ndërtoje Europën e pas Luftës së Dytë Botërore përkrah batalioneve të SS-ve”, u shpreh Rama.