AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 16:14

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tiranë i dorëzon letrat kredenciale Bajram Begajt! Presidenti: Shqiptarët në RMV janë një faktor shtetndërtues dhe garantues i stabilitetit

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tiranë i dorëzon

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë kredencialet e Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Vele Trpevski.

Lajmin e bëri të ditur vetë Begaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi me Vele Trpevskin.

Begaj shkruan gjithashtu se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie shumë të mira fqinjësore e bashkëpunimi, të cilat sipas Presidentit do të vazhdojnë të forcohen në interes të qytetarëve, stabilitetit rajonal dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Sipas Begajt, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë një faktor shtetndërtues dhe garantues i stabilitetit, demokracisë dhe orientimit euroatlantik të vendit.

“Sot, mora kredencialet e Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Vele Trpevski. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie shumë të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi, të cilat do të vazhdojmë t'i forcojmë në interes të qytetarëve tanë, stabilitetit rajonal dhe perspektivës sonë të përbashkët evropiane. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë një faktor shtetndërtues dhe garantues i stabilitetit, demokracisë dhe orientimit euroatlantik të vendit. Ata mbeten ura më e fortë e miqësisë, bashkëpunimit dhe lidhjeve natyrore midis dy vendeve tona”, ka shkruar Begaj në rrjetin social ‘X’.