TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato është vërejtur teksa ecte mes mijëra protestuesve që kanë zënë sheshin para Kryeministrisë për të shprehur zemërimin dhe indinjatën e tyre ndaj qeverisjes dhe politikës së vjetër.
Kjo është protesta e gjashtë radhazi e qytetarëve në Tiranë, të cilat kanë nisur prej ditës së dielë.