AKTUALITET, 15 Prill 2026, 18:43

Ambasadori i BE-së takim me homologët e tij në Shqipëri dhe deputetë të PD-së, Gonzato: Reformat kërkojnë mbështetje dypartiake, thelbësore për integrimin

Ambasadori i BE-së takim me homologët e tij në Shqipëri dhe

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë, si edhe me përfaqësues të Partisë Demokratike, ku në fokus ishin reformat dhe procesi i integrimit evropian.

Sipas tij, gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi reforma të rëndësishme që kërkojnë mbështetje dypartiake, si reforma zgjedhore dhe ajo territoriale.

“Një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Parlament, përmes angazhimit aktiv dhe konstruktiv të të gjitha grupeve parlamentare, si edhe konsultimet kuptimplota me përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë thelbësore që Shqipëria të miratojë reforma të

qëndrueshme në të mirë të qytetarëve të saj”, shprehet ai.

Postimi i plotë i Gonzatos: Sot, në zyrat Delegacionit të BE-së, zhvillova një diskutim të hapur dhe të sinqertë me ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri, si edhe me znj. Jorida Tabaku dhe z. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike. Shkëmbyem mendime mbi reforma kyçe që kërkojnë mbështetje dypartiake, si reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, si edhe mbi pjesëmarrjen demokratike në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Parlament, përmes angazhimit aktiv dhe konstruktiv të të gjitha grupeve parlamentare, si edhe konsultimet kuptimplota me përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë thelbësore që Shqipëria të miratojë reforma të qëndrueshme në të mirë të qytetarëve të saj.