AKTUALITET, 15 Prill 2024, 19:25

Ambasadori i BE flet pas takimit me kryetaren e GJK: Diskutuam për punën e Gjykatës Kushtetuese dhe bashkëpunimin e ardhshëm 

Ambasadori i BE flet pas takimit me kryetaren e GJK: Diskutuam për

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Gonzato u shpreh përmes një reagimi në rrjetin social “X” se me Zaçajn diskutoi për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin e ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë.

“Kënaqësi të takoja znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë”, shkroi ai në X.