AKTUALITET, 13 Janar 2026, 22:27

Altin Ndoci del nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, pamjet para se të hynte në Spitalin e Durrësit (VIDEO)

Altin Ndoci del nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, pamjet para se të

Momentet e mbërritjes së të dënuarit Altin Ndoci në Spitalin e Durrësit janë regjistruar në video nga kamerat e sigurisë.

Ndoci shfaqet duke dalë nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, ndërkohë që më pas shoqërohet drejt godinës së spitalit.

Ekspertët vënë në dukje se shoqërimi i tij duhet të kishte ndodhur me pranga, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet, duke ngritur dyshime për procedurat e ndjekura nga efektivët përgjegjës.