AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 23:08

Altin Goxhaj: Protesta është patriotike, vajtja drejt Rinasit ishte kurth i sistemit

Altin Goxhaj: Protesta është patriotike, vajtja drejt Rinasit ishte

Aktivisti Altin Goxhaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për protestën e qytetarëve që sot ishte në ditën e 16-të, u shpreh se kjo protestë nuk është vetëm për Zvërnecin. Ai tha se kjo protestë është patriotike dhe se duhet përmbysur kjo qeveri "kuislinge" dhe klasa politike.

“Berisha nga halli i vet shpiku Sorosin, sepse aty ka lloj-lloj njerzish në protestë. Dhe është hera e parë në jetën time që çdo mbështetës i Arlindit të vijë aty, çdo LGBTQI të vijë aty. Ne nuk kemi dalë vetëm për Zvërnecin.

Nuk janë 3 sllogane, por janë 4. Është edhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”, por kjo nuk u pëlqen komunistëve.

Kjo protestë nisi si protestë e Sorosit kundër Ramës, që të bënin të njëjtin skenar si në SHBA kundër Trump. Por ishte karma dhe shqiptarët panë në Zvërnec zëvendësimin  e shqiptarëve.

Kjo është një protestë patriotike. Duhet përmbysur kjo qeveri kuislinge, këtë klasë politike.

Dje ka ndodhur një kurth dhe sa të dobëta kanë qenë këto kurthe, por u rehabilitua kjo situatë. Policia dhe sistemi kishin nevojë për një kurth që sot u zgjidh ky gabim.

Kjo protestë dhe kjo energji kaq pozitive është karma e 1997-ës që bënë të kundërtën, një lëvizje për sovranitet dhe demokraci për çlirim nga pushtimi.

Unë nesër jam thirrur ng Antiterrori se kam bërë thirrje për rrëzimin e pushtetit me dhunë. Se kam bërë thirrje që të gjithë refugjatët të hyjnë në Ambasadën e Shqipërisë se ne jemi refugjatë në vendin tonë.

Djemtë dhe vajzat e Amerikës do të zbatojnë një profeci që Shqipëria do të shpëtojë. Janë pjesa më e fortë. Nuk gjen një polic dhe gardist që nuk ka një të afërm në protestë. Në 30 qershor do të jetë dita e fundit e paqes se nuk do të rrimë gjithë korrikun dhe gushtin aty që të na sjellë Rama.

Jemi gjithë milingona aty dhe do të jemi superpërbindësh”-tha Goxhaj.