AKTUALITET, 21 Prill 2026, 15:44

Alimehmeti: Do të garoj për Bashkinë e Tiranës, s’kam ambicie në PD!

Alimehmeti: Do të garoj për Bashkinë e Tiranës, s’kam

Anëtari i PD, Ilir Alimehmeti shpreh ambicien për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore për drejtimin e kryeqytetit. 

Alimehmeti sqaron se e vetmja ambicie e tij është Bashkia e Tiranës dhe nuk aspiron për poste drejtuese në Partinë Demokratike.

“Nuk garoj për kryetar të PD. As si Sekretar i Përgjithshëm. Për bashkinë e Tiranës e kam dhënë disponibilitetin që në vitin 2022. Jam koherent me vendimet. Do e vendosin vendimmarrësit”, tha Alimehmeti.