TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Enkelejd Alibeaj këmbënguli dhe kërkoi që kryeministri Edi Rama të vijë në Kuvend dhe të japë sqarime në lidhjet e pretenduara me ish-agjentin e FBI-së.
Ai theksoi se në konferencën e kryetarëve është diskutuar për shumë çështje, ndaj iu drejtua nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt, që mos të provokojë parlamentin, por të vijojnë me interpelancën.
“Ka pasur katër kërkesa në konferencën e kryetarëve, Interpelanca, seancë pyetje përgjigje, mocion me debat për Rama- Mc Gonigal, por edhe një kërkesë për komision hetimor.
Nëse ato bashkohen bashkë, do të duhet të shqyrtohen sot, sepse interpelanca shqyrtohet në seancën e parë është sot. Mos provoko parlamentin, ne duam të flasim me kryeministrin dhe të vijë aty dhe të japë sqarime”, tha ai.