AKTUALITET, 25 Prill 2026, 15:58

Alergjitë i kuron mjeku/ Mjekja alergologe: Ilaçet e parekomanduara mund të rëndojnë pacientët

Alergjitë i kuron mjeku/ Mjekja alergologe: Ilaçet e parekomanduara

Ende nuk kemi arritur në pikun e alergjive të stinës, bluzat e bardha ngrenë shqetësimin e vetëmjekimit nga pacientët. Sipas mjekeve marrja e medikamente pa një recetë, jo vetëm që nuk e trajton alergjinë, por, shpesh herë shkakton mbivendosje të diagnozës, duke rënduar gjendjen e pacientit.

“Një pjesë e alergjikëve të stinës vetëmjekohen, pasi simptomat u shfaqen në rrugë pasi dalin nga shpi, prej poleneve dhe shkojnë në farmaci për të marr mjekim. Ky mjekim nuk duhet të zgjasë më shumë se 2-3 ditë, por duhet të sigurohet trajtimi nga mjeku specialistë. Pasi gjithmonë mjekimi duhet të dihet për sa kohë duhet ta marrim këtë mjekim, për çfarë po e marrim, dhe nëse u përshtatet veçorive tona individuale. Mbas pandemisë, pas 2020 kemi çorientim të këtyre pacientëve alergjik, pasi një pjesë vizitohen vetëm për astmën bronikale, dhe pas disa vitesh shohim që nuk shkon mirë pasi astma nuk kontrollet plotësisht del. Duke vonuar diagnozën gjendja rëndohet.”, tha mjekja Mira Xhixha. Sipas specialistëve vetëmjekimi është më i përhapur tek adultët dhe personat në moshë aktive, të cilët shpesh, për shkak të angazhimeve, kërkojnë zgjidhje të shpejta.

“Adultët janë ata që marrin më shumë vetëmjekim, por edhe mosha aktive. Ngaqë të zënë me punë kërkojnë të marrin këshilla apo rekomandime nga të afërmit e miqtë që kanë përdor më parë. Por është e gabuar, sepse ka disa veçori që duhen vlerësuar nga mjeku specialistë.”, shtoi ajo.

Një tjetër problem është ngatërrimi i alergjisë me virozat sezonale, për shkak të ngjashmërisë së simptomave. Megjithatë, mjekja alergologe Mira Xhixha tregon dallimet mes tyre, se kur duhet të shqetësohemi për alergji. “Tek virozat kemi temperaturë dhe shpesh dhimbje koke që vazhdon. Alergjia nuk shoqërohet me temperaturë dhe zakonisht nuk jep dhimbje koke,” shpjegon mjeku.

Për të lehtësuar simptomat dhe për të shmangur përkeqësimin e gjendjes, mjekët rekomandojnë masa të thjeshta parandaluese.