AKTUALITET, 4 Prill 2024, 10:41

“Aleancë anti-SPAK”, Basha për amnistinë penale: Pazar me Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar, ja ku u katandis revolucioni

“Aleancë anti-SPAK”, Basha për amnistinë penale:

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një prononcim para gazetarëve në nisje të seancës në Kuvend, i qëndron deklaratave të tij se amnistia penale është një pazar mes mazhorancës dhe Rithemelimit.

Basha e cilësoi aleancë anti-SPAK, duke thënë se pazari është bërë për të zyrtarët e korruptuar.

“Pothuajse asnjë protestues nuk përfiton dhe për këtë mjafton të shihnit analizën e PD-së të pazarit të bërë në fshehtësi.

Që përfitojnë me këtë propozim të dënuar nga SPAK kjo është evidente dhe mjafton të shikoni shënimin tim

Fakti është i thjeshtë, aleanca anti-SPAK kjo është përpjeke për të kthyer opozitën në një aneks të mazhorancës. Ja ku u katandis revolucioni, në një Pazar me Edi Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar”, tha Basha.