TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aldo Bumçi, ish-ministër i Jashtëm, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se ndërhyrja në Iran nga SHBA dhe Izraeli, nuk synonte ndryshimin e regjimit, por në një model të ngjashëm me Venezuelën, për të mos bërë trazira në rajon.
“Qëllimet janë një Iran pa armë bërthmore dhe që nuk krijon destabilizim në rajon. Irani ka destabilizuar rajonin dhe janë 500 kg uranium bërthamor, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Irani ka destabilizuar Sirinë ku u vranë 300 mijë persona, Libanin, Irakun, Jemenin.
Negociatat janë bërë për armët bërthamore. Irani ka financuar për organizata terroriste, si Houthi në Jemen, Hezbollah në Liban, Asadin në Siri dhe një rregjim me armë bërthamore me sjellejn e tij e ka krijuar asigurinë e regjimit duke destabilizuar rajonin. Me protestat e brendshme u dobësua shumë dhe u vranë 40-50 mijë qytetarë.
Ky ishte momenti kur u ndërhy, jo për të ndryshuar regjimin. Siç e bënë në Venezuelë ku Trump po bashkëpunon me zëvendësen e Maduros, kur tha se nuk duhet të jeni demokraci, por mos bëni trazira në rajon”- tha Bumçi.