TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një alarm për bombë pranë Qendrës Tregtare Univers (QTU) është dhënë mesditën e sotme (26 prill).
Mësohet se një email ka mbërritur në adresën e shefit të sigurisë të Qendrës Tregtare.
Menjëherë pas dhënies së informacionit, u bë evakuimi i punonjësve dhe qytetarëve.
Forcat e sigurisë dhe policia ushtruan kontroll të ambienteve, por nuk u konstatua ndonjë send i dyshimtë.
Kujtojmë që edhe ditën e djeshme u dha një alarm për bombë në një tjetër qendër tregtare, Toptani, e cila pas kontrolleve rezultoi se ishte e rremë.