TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 27-vjeçar i identifikuar si Niki Xara është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shiste monopatina dhe biçikleta elektrike të vjedhura në dyqanin e tij.
Blutë gjatë kontrollit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve Nr. 1 dhe Nr. 2., bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është finalizuar operacioni policor i koduar “Brand”.
Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në dyqanin në pronësi të shtetasit N. X., ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.