AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 14:02

Akuzohet se plagosi 30-vjeçarin në Lezhë, arrestohet autori

Akuzohet se plagosi 30-vjeçarin në Lezhë, arrestohet autori

Lendjon Ndoj është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi pasditen e së martës plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin Egzon Gega.

Mësohet se i plagosuri ka marrë dy plumba, një në shpatull dhe një në gjoks.

Sipas policisë, 30-vjeçari dhe autori kishin pasur një konflikt mes tyre dhe ishin rrahur para ngjarjes. Pasditen e së martës, Egzon Gega, kishte shkuar për t’u sqaruar me të riun me të cilin është zënë, por pas takimit, është qëlluar menjëherë me armë zjarri pistoletë duke mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka sekuestruar telefonin e 30-vjeçarit të plagosur për të parë nëse ka pasur komunikime mes tij dhe autorit që mund të hedhë dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje.