TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te organizuar ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për e Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias. Ky i fundit është në mungesë, pasi nuk është bërë arrestimi i tij.
Nga hetimet ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.
Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.
Sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se Jemin Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.
Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.
Me herët në një proces të ndarë është dënuar ekzekutori i Ernejt Shyti, si edhe të pandehurit e tjerë që kanë pasur role të ndryshme në krim.
Ernejt Shyti, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, dënua me 7 vite burg me vendim të datës 24 Janar.
Ndërsa 4 të pandehurit e tjerë, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skender Vathi dhe Leonard Xhixha janë dënuar me nga 30 vite.
Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë.
Autori Ernejt Shyti pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar.
I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.
VENDIMI I GJKKO PËR 5 TË PANDEHURIT
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 5 datë datë 24.01.2024 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ernejt Shyti për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ernejt Shyti për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ernejt Shyti për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Ernejt Shyti dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal të pandehurit Ernejt Shyti në cilësinë e bashkëpuntorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Ernejt Shyti në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Visha për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28 pika 4 si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Visha për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Visha për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhuljano Visha dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Xhuljano Visha në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Leza për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Hasan Leza për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Leza për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Bujar Leza dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Bujar Leza në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Xhixha për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Xhixha për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Xhixha për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Leonard Xhixha dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Leonard Xhixha në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Vathi për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Vathi për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Vathi për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Skënder Vathi dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Skënder Vathi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale lidhur me provat materiale të sekuestruara në kuadër të këtij procedimit të mbetet pjesë e fashikullit në kuadër të procedimit penal të ndarë në ngarkim të të pandehurit Jemin Shera.
Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.