AKTUALITET, 3 Dhjetor 2024, 15:25

Akuzohet se mori para një 60-vjeçari nëpërmjet mashtrimit, procedohet gjermani në Korçë

Akuzohet se mori para një 60-vjeçari nëpërmjet mashtrimit,

Policia e Korçës lajmëron se ka proceduar penalisht një 29-vjeçar gjerman, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 60-vjeçari, nëpërmjet mashtrimi.

I proceduari është shtetasi gjerman me inicialet L.S.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin gjerman L. S., 29 vjeç, pasi i ka marrë një shumë parash një 60-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit”, njofton policia.