AKTUALITET, 1 Shkurt 2025, 17:14

Akuzohet se grabiti dy aparate celular në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

Akuzohet se grabiti dy aparate celular në Tiranë, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25 vjeçar pasi ka grabitur dy aparate celular në një dyqan.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D.K.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim D. K., 25 vjeç, pasi me datë 26.01.2025, ka vjedhur dy aparate celular në një dyqan.”, sqaron policia.