AKTUALITET, 27 Prill 2024, 17:16

Akuzohet se dhunoi bashkëshorten, vihet në pranga 66-vjeçari në Lushnjë

Akuzohet se dhunoi bashkëshorten, vihet në pranga 66-vjeçari

Policia ka vënë pranga një  66-vjeçar në Lushnjë, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Blutë e Fierit bëjnë me dije se gruaja e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia. Gjithashtu, Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasit: K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore

– ⁠A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Grabjan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Y., 30 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar motomjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.