AKTUALITET, 4 Maj 2024, 15:01

Akuzohen se shpërndanin drogë afër shkollave, Gjykata e Tiranës lë në 'arrest me burg' 20 të ndaluarit

Akuzohen se shpërndanin drogë afër shkollave, Gjykata e

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e arrestit me burg 20 të ndaluarit në kuadër të operacionit policor “Tempulli 3”.

Gjyqtari Dritan Hallunaj ka miratuar kërkesën e prokurorit Albert Demirneli, ndërsa raportohet se grupi sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë së Tiranës shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Mësohet se me anë të agjentëve të infiltruar janë blerë doza dhe sasi të ndryshme kokaine, duke sjellë këto arrestime. Sakaq, në kërkim janë shpallur edhe 10 persona të tjerë.