TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 28-vjeçar në Tiranë.
Sipas policisë, tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng 28-vjeçarin dhe e kanë dhunuar atë. Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, uniformat blu ndërhynë duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
Në pranga kanë rënë shtetasit E.L., 30 vjeç, E.Sh., 24 vjeçe dhe M.K., 22 vjeç.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë të veprës penale.