AKTUALITET, 11 Shkurt 2026, 13:46

Akuzat/ Veliaj paditi Presidencën dhe prokurorin Dado që e hetoi, ja kur do të zhvillohet seanca! Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen

Akuzat/ Veliaj paditi Presidencën dhe prokurorin Dado që e hetoi, ja

Gjykata Administrative do të zhvillojë më 3 prill seancën përgatitore lidhur me kërkes padinë e Erion Veliajt për prokurorin Ols Dado dhe Presidencen.

Kryebashkiaku pretendon se Dado është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin pasi nuk plotësonte kriteret ligjore në atë kohë.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu, i cili pak kohë më parë u targetua nga kryeministri Edi Rama.

Arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.

“Kemi bërë konfiskime dhe do të vazhdojmë të bëjmë, pavarësisht se rrugës na del edhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merr masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje…,” shkroi Rama në atë kohë.

I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Hazbi Balliu tha se ndryshe nga sa pretendonte kryeministri, vendimi i tij nuk hiqte konfiskimin mbi godinën, por pezullonte tjetërsimin e saj.

“Vendimi është një sigurim padie, përndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronarëve të kontestojnë në rrugë gjyqësore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara,” tha ai.