TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi i zjarrit që u kap në flagrancë me bomba molotovë në protestën e Sali Berishës të premten, del sot para gjykatës së Tiranës për masë sigurie. Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 dhe do të jetë gjyqtari Enkel Peza që do të vendosë nëse 11 protestuesit do të qëndrojnë në qeli.
Në 6 protesta kombëtare të Partisë Demokratike të zhvilluara para kryeministrisë apo të fundit, me marshime e shpërthime molotovi nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit e arrestuar nga policia, janë liruar nga Gjykata. Por ndryshe nga protesta e kaluara, Policia nën drejtimin e kryepolicit të ri Skënder Hita, ndoqi një strategji të re duke i arrestuar militantët në flagrancë me çanta me molotovë.
Sapo nisën të hedhin molotovët e para drejt kryeministrisë, policia ndërhyri menjëherë aty, duke i shpërndarë me ujë, gaz lotsjellës dhe spraj. Veprimi i menjëhershëm i policisë, frenoi skenarin e militantëve, që për nga precedentët e tubimeve të mëparshme, premtonin të ishin edhe më të dhunshëm.
45 shishe molotovë të papërdorura u kapën nga efektivët, të cilat militantët i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.
Shumë më pak arritën të hidheshin ndaj godinës së qeverisë, por reagimi i policisë që duket se i kapi në befasi, neutralizoi rrezikun e sulmeve të tjera. Gjashtë prej tyre, u kapën në flagrancë gjatë akteve të dhunës duke hedhur lëndë piroteknike, por edhe me çanta me molotovë të paplasur, një provë konkrete kjo në duart e gjykatës, për t’i kyçur ata në qeli, duke e bërë më të vështirë lirimin e tyre të menjëhershëm, siç ka ndodhur ne protestat e mëparshme.
Në kurriz, kanë 5 akuza: “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.
EMRAT E TË ARRESTUARVE
Klemend Çuçka
Bujar Tusha
Henri Shapllo
Mirvet Toçilla
Igball Domi
Semi Bici
Bardhyl Ndou
Gentjan Tuga
Edison Shyti
Sokol Bajraktari
Ernest Kapo